Projekti: “Aftësia e Kufizuar dhe Parandalimi”
“Aftësia e Kufizuar dhe Parandalimi” është projekti, të cilin është duke zbatuar shoqata "MEDPAK", në bashkëpunim me "Poraka Nova" - Strugë, në kuadër të projekteve ndërkufitare. Projekti financohet nga Bashkimi Europian.
Qëllimi:
Edukimi, informimi i të rinjve, prindërve të rinj, familjeve që kanë në gjirin e tyre person me aftësi të kufizuar dhe komuniteteve në 11 njësi të qeverisjes vendore të rrethit të Librazhdit rreth të drejtave të personave me aftësi të kufizuara dhe njohurive për parandalimin e aftësisë së kufizuar që në fëmijërinë e hershme.
Kohezgjatja: Maj 2011 – Prill 2012
Vendi i zbatimit: Rrethi i Librazhdit
Target grupi: të rinjtë, kandidatë për tu bërë prindër, familjarë të rinj, familjarë të personave me aftësi të kufizuara
Përfituesit: komunitetet lokale, shoqata partnere SPS (Shoqata e Problemeve Sociale), organizatat partnere në projekt, stafet e qendrave shëndetsore, stafet e zyrave të shërbimeve sociale, stafet arsimore të shkollave të mesme, psikologët shkollorë të rrethit të Librazhdit.
Objektivat e projektit:
- Të edukojë dhe informojë të rinjtë e shkollave të mesme rreth të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.
- Të informojë komunitetin me të drejtat e personave me aftësi të kufizuar dhe mundësitë e parandalimit te aftësisë së kufizuar qysh në fëmijërinë e herëshme , me anë të seminareve dhe shpërndarjes së materialeve sensibilizuese.
- Të sensibilizojë prindërit e rinj, përfaqësuesit e stafeve të NJQV, stafeve shëndetësore, stafet pedagogjike të shkollave të mesme për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
- Të rriten kapacitetet e stafeve të qendrave shëndetësore në punën e tyre , nëpërmjet edukimit të prindërve të rinj për të parandaluar aftësinë e kufizuar.
- Të rriten kapacitetet e stafeve të zyrave të shërbimeve shoqërore në plotësimin e nevojave të familjarëve apo dhe vetë personave me aftësi të kufizuara.
- Të vleresojmë nevojat dhe situatat në të cilën ndodhen personat me aftësi të kufizuara, për adresimin në rritjen sa më të mirë të cilësisë së shërbimeve komunitare të mundëshme për cdo NJQV (Njësi të Qeverisjes Vendore)
Aktivitete të planifikuara:
- Pasurimi, rikonstruksioni i qendrës Burimore, Librazhd.
- Krijimi i bazës së të dhënave konkrete për situatën e persove me aftësi të kufizuara për cdo komunë.
- Seminare prezantuese për të gjithë partnerët dhe bashkëpunëtorët e përfshirë në këtë projekt.
- Botime broshurash me udhëzime mbi parandalimin e aftësisë së kufizuar në fëmijërinë e hershme, fletëpalosje, postera me këtë tematikë.
- Takime me zonat urbane dhe rurale të komunave të Librazhdit dhe Strugës.
- Përfshirja e profesionistëve, vullnetarëve dhe individëve të interesuar në seminare.
- Ditë të hapura në qendrën burimore MEDPAK dhe qendrën ditore Librazhd.
- Organizimi i një panairi me përfaqësues të organizatave që punojnë në fushën e aftësisë së kufizuar.
- Krijimi i rrjeteve të bashkëpunimit ndërmjet aktorëve të Njësive të qeverisjes vendore, Zyrës Arsimore, Drejtorisë së Shëndetit Publik.
- Akses më të mirë informimi për target grupin e projektit.
- Grupet e trajnuara kuptojnë më mirë se c’është aftësia e kufizuar dhe masat e parandalimit të saj, burimin, trajtimin dhe rehabilitimin.
- Rritet interesi për shërbimet ndaj personave me Aftësi të Kufizuara në rrethin e Librazhdit dhe rrethinat e tij.
- Krijimi i mundësive bashkëpunuese ndërkufitare në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të përbashkëta në këtë fushë apo dhe më gjërë me aktivitete të tjera sociale.
- Komuniteti orientohet drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve për edukimin dhe rehabilitimin në nivel lokal, cilësi më të mirë të jetës së personave me aftësi të kufizuara intelektuale dhe familjeve të tyre.
Rezultate të pritshme :
Për informacione të mëtejshme rreth projektit na kontaktoni në: Tel : 0355 514 23 496 / Mobile : 0693577247 e-mail:
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript për ta parë
Verprimtari në kuadër të projektit (nëntor - dhjetor 2011)
|