Kush është MEDPAK

Kush është MEDPAK

Shoqata e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar në Shqipëri.

Është shoqatë e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar në Shqipëri. MEDPAK punon për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, përmes njohjes dhe zbatimit të akteve ligjore e nënligjore, trajnimit te antarëve e më gjërë,…

More...
Çfarë Bëjmë Ne?

Çfarë Bëjmë Ne?

Edukim i Integruar, Këshillim Ligjor, Shërbime

Edukim i Integruar, Këshillim Ligjor, Shërbime për Fëmijë dhe të Rinj, Shërbime për Prindër dhe Kujdes Dhënës, Shërbime për të Rritur me Aftësi të Kufizuara, Trajnime, Informacion për Prindërit, Këshillë Sociale dhe Ligjore,

More...
Çfarë Mund të Bësh?

Çfarë Mund të Bësh?

Bëhu Vullnetar, Dhuro

Veprimtaria e MEDPAK ka gjithnjë nevojë për mbështetje nga komuniteti dhe donatorët.

More...
MEDPAK: Një mundësi!

MEDPAK: Një mundësi!

Të barabartë në të drejta, të ndryshëm në nevoja!

MEDPAK eshte shoqate aktive ne Aleancen e Femijeve ne Shqiperi udheheq ne rajon veprimtarite per te drejtat e femijeve, duke dhene kontribute të spikatura me pervojen e saj per mbajtjen e ketij rrjeti dhe zhvillimin e tij.

More...
Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2010 JoomlaWorks, a business unit of Nuevvo Webware Ltd.

In order to view this object you need Flash Player 9+ support!

Get Adobe Flash player

Powered by RS Web Solutions

Projekti "Arsimi Gjithëpërfshirës"

image“MEDPAK” në bashkëpunim me “Save the Children”, në Shqiperi, Drejtoritë Rajonale të qyteteve Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër përmes projektit: ”Arsimi gjithëpërfshirës - Kërkesë e Mijëvjecarit të Ri – 2010”, ka mbështetur procesin e arsimimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollat e arsimit bazë. Në sajë të kësaj mbështetje, një numër i konsiderueshëm fëmijësh me aftësi të kufizuara dhe veshtiresi ne te nxene, kanë përfituar nga një arsimim më cilësor dhe në përshtatje me veçoritë e tyre individuale

Puna për zbatimin e projektit është përqëndruar në këto drejtime:

  1. Në aplikimin dhe përhapjen e praktikave mësimore më të përshtatshme, lidhur me arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, në kopshtet dhe shkollat e këtyre qyteteve, duke synuar një shkollë për të gjithë fëmijët.
  2. Në pregatitjen e edukatoreve, mësuesëve dhe punonjësve të shërbimit psikologjik për të punuar me fëmijët me aftësi të kufizuara dhe vështirësi në të nxënë,
  3. Në nxitjen dhe fuqizimin e ekipve multidisiplinare me bazë shkolle..
  4. Në krijimin e një atmosfere mikpritëse dhe mbështetëse për fëmijët me aftësi të kufizuara, nga bashkëmoshatarët,
  5. Në forcimin e bashkëpunimit dhe partneritetit mes prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe punonjësve të arsimit.

Në këtë kuadër, projekti është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Arsimore të tre qyteteve: Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër, si edhe me institucionet e arsimit parashkollor dhe shkollor të këtyre rajoneve. Pjese e rëndësishme e këtij bashkëpunimi janë 12 kopshte dhe 12 shkolla në rajonet përkatëse.

Qëllimi i projektit:

Arsimimi i fëmijëve me Aftësi të Kufizuar në shkolla edhe kopshte gjithëpërfshirëse, në tre rajone: Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë

"Arsimi gjitheperfshires kerkese e Mijevjecarit te Ri” (broshura pdf)(pdf)

Objektivat:

  1. Të rritet niveli akademik dhe social i fëmijëve me Aftësi të Kufizuar, bazuar në PEI të tyre, si pasojë e zbatimit të parimeve të arsimit gjithëpërfshirës: krijimit të praktikave, , politikave dhe kulturave gjithëpërfshirëse
  2. Të aftësohen stafet pedagogjike në 12 shkolla dhe 12 kopshte në Gjirokastër, Korcë dhe Vlorë, nëpërmjet trajnimeve teorike-praktike dhe vizitave për shkëmbim përvoje midis mësuesëve, drejtueseve, psikologëv dhe prindërve me, synim zhvillimin e arsimit gjithëpërfshirës.
  3. Të fuqizohen ekipet multidisiplinore të vlerësimit në bazë shkolle dhe kopshti, me qëllim vleresimin e nivelit të zhvillimit arsimor të cdo fëmije, bazuar në aftësitë që ai ka, duke bërë pjesë aktive prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar.
  4. Të lobohet në të tre DAR, që deri në dhjetor të 2010, specialistët e ekipit multidisiplinor të vlerësimit të fëmijëve me aftësi të kufizuar pranë këtyre DAR-ve, të jenë përzgjedhur dhe të fillojnë të parapregatiten, si dhe të punohet për rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit të DAR –ve lidhur me rëndësinë e përfshirjes së mësuësve ndihmës.
  5. Të ndërgjegjësohen edhe me tej komunitet shkollore; qeveria e nxënësve, bordi iprindërve stafet e DAR-ve ; mësuesit e drejtuesit e institucioneve parashkollore dhe shkollore; komuniteti i gjerë në lidhje me tre parimet e arsimit gjithëpërfshirës : Krijimi i praktikave, politikave dhe kulturave gjithëpërfshirëse.
ÇFARË ËSHTË ZHVILLIMI GJITHËPËRFSHIRËS:

NDRYSHIMI NË SHKOLLË SHDËRROHET NË NJË ZHVILIM GJITHËPËRFSHIRËS KUR AI ËSHTË I BAZUAR NË VLERA:image

  1. KOMUNITETI
  2. RESPEKT KUNDREJT DIVERSITETIT.
  3. TË DREJTAT.
  4. PJESËMARRJA.
  5. DREJTËSIA.

Një ndër aktivitetet kryesore te projektit është ngritja dhe fuqizimi i ekipeve që hartojnë dhe zbatojnë planet edukative individuale (PEI) në shkollat/kopshtet gjithëpërfshirëse si një mënyrë që e e drejton shkollën/kopshtin të mobilizojë burimet e saj për t’i shërbyer arsimimit cilësor të fëmijës me aftësi të kufizuara në të njëjtat mjedise me moshatarët e tyre.

Për më shumë informacion lidhur me këtë projekt, www.scalbania.org, ose lexoni broshurën:
"Roli i ekipit në hartimin dhe zbarimin e Planeve Edukative Individuale (PEI) në kopështe e shkolla". Broshurë - Shtator 2011 (pdf)

 

Çfarë Mund të Bësh

Degët e MEDPAK:

image

Suporti për anëtarët

ADRESA:

imagesRruga:"Shyqyri Ishmi",
Nd.12, H.6, Ap 3
Kodi postar 1010

Tirana, Albania

Mobile: + 355 69 22 08 985
E-mail: info@medpak.org






image image image image image image image image image imageimage

Back to the top
Na vizitoni në Facebook
Na ndiqni në Twitter