Kush është MEDPAK

Kush është MEDPAK

Shoqata e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar në Shqipëri.

Është shoqatë e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar në Shqipëri. MEDPAK punon për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, përmes njohjes dhe zbatimit të akteve ligjore e nënligjore, trajnimit te antarëve e më gjërë,…

More...
Çfarë Bëjmë Ne?

Çfarë Bëjmë Ne?

Edukim i Integruar, Këshillim Ligjor, Shërbime

Edukim i Integruar, Këshillim Ligjor, Shërbime për Fëmijë dhe të Rinj, Shërbime për Prindër dhe Kujdes Dhënës, Shërbime për të Rritur me Aftësi të Kufizuara, Trajnime, Informacion për Prindërit, Këshillë Sociale dhe Ligjore,

More...
Çfarë Mund të Bësh?

Çfarë Mund të Bësh?

Bëhu Vullnetar, Dhuro

Veprimtaria e MEDPAK ka gjithnjë nevojë për mbështetje nga komuniteti dhe donatorët.

More...
MEDPAK: Një mundësi!

MEDPAK: Një mundësi!

Të barabartë në të drejta, të ndryshëm në nevoja!

MEDPAK eshte shoqate aktive ne Aleancen e Femijeve ne Shqiperi udheheq ne rajon veprimtarite per te drejtat e femijeve, duke dhene kontribute të spikatura me pervojen e saj per mbajtjen e ketij rrjeti dhe zhvillimin e tij.

More...
Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2010 JoomlaWorks, a business unit of Nuevvo Webware Ltd.

In order to view this object you need Flash Player 9+ support!

Get Adobe Flash player

Powered by RS Web Solutions

KODI I SJELLJES
NE PUNEN ME/DHE PER PERSONAT ME AFTESI TE KUFIZUAR
logo

 

MEDPAK KERKON NGA PUNONJESIT, PROFESIONISTET, VULLNETARET DHE PARTNERET SI DHE NGA CILIDO QE ESHTE NE KONTAKT ME PERSONAT ME AFTESI TE KUFIZUAR:

  • Te jene ne dijeni te situatave qe mund te perbejne rrezik dhe te jene ne gjendje per t`i menaxhuar.
  • Te planifikojne dhe organizojne punen dhe vendin e punes ne menyre te tille qe te minimizojne rreziqet sa me shume te jete e mundur.
  • Te sigurohen mbi ekzistencen e pergjegjesise midis punonjesve ne menyre qe te mos lejohen sjellje abuzive me personat me aftesi te kufizuar.
  • Te flasin me personat me aftesi te kufizuar mbi kontaktet e tyre me punonjesit, duke i nxitur ata te flasin per shqetesimet e tyre.
  • Te diskutojne me personat me aftesi te kufizuar per te drejtat e tyre dhe t`i fuqizojne ata mbi rruget qe mund te ndjekin per zgjidhjen e ndonje problemi te mundshem.

NE PERGJITHESI NUK ESHTE E PERSHTATSHME;

  • Te kalohet shume kohe larg nga grupi kur punoni me nje person me aftesi te kufizuar, vetem ne raste kur jeni i miratuar si kujdestar i tij.
  • Te merrni nje person me aftesi te kufizuar ne shtepine tuaj kur jeni vetem.

PUNONJESIT DHE TE TJERE NUK DUHET;

  • Te fyejne, godasin apo abuzojne fizikisht nje person me aftesi te kufizuar.
  • Te mos vendosin raporte fizike seksuale me personin me aftesi te kufizuar.
  • Te mos krijojne marrdhenie te tilla me personin me aftesi te kufizuar qe te lere shteg per shfrytezim dhe ose abuzim.

PUNONJESIT DHE TE TJERE DUHET TE MENJANOJNE VEPRIMET OSE SJELLJET QE MUND TE KONSIDEROHEN SI PRAKTIKA TE VARFERA OSE POTENCIALISHT ABUZIVE.

ATA ASNJEHERE:

  • Nuk duhet te perdorin gjuhe te papershtatshme, te bejne sugjerime ose ofrojne keshilla te papranueshme, fyese ose abuzive.
  • Nuk duhet te sillen fizikisht ne menyra te tilla te papranueshme ose seksualisht provokuese. Nuk duhet te bejne gjera te nje natyre personale me personat me aftesi te kufizuar.
  • Nuk duhet te anashkalojne, te marrin pjese, ose te lejojne sjelljet e personave me aftesi te kufizuar, qe konsiderohen te jashteligjshme, te pasigurta ose abuzive.
  • Nuk duhet te veprojne ne menyra qe tolerojne turperime, poshterime ose degradime ndaj personave me aftesi te kufizuar, ose çdo lloj tjeter abuzimi emocional.
  • Nuk duhet te tregojne forma diskriminuese ose mosbarazuese trajtimi ndaj personave me aftesi te kufizuar te veçante.

VLERAT DHE PARIMET TONA

  • Abuzimi ndaj personave me aftesi te kufizuar do te thote ndaj te drejtave te njeriut.
  • Situata e te gjithe personave me aftesi te kufizuar duhet te permiresohet nepermjet nxitjes se te drejtave te tyre dhe zbatimit te rregullave standarte.
  • Abuzimi ndaj personave me aftesi te kufizuar eshte teresisht i papranushem dhe perkushtimi ndaj te drejave me aftesi te kufizuar ne pergjithesi do te thote perkushtim per te mbrojtur personat me aftesi te kufizuar me te cilet MEDPAK eshte ne kontakt.

ÇFARE DO TE BEJME NE?

MEDPAK do te plotesoje detyrimet e saj per te mborjtur personat me aftesi te kufizuar ne menyrat e poshteshenuara.

· VENIA NE DIJENI

Te vere ne dijeni gjithe punonjesit dhe te tjere qe punojne me dhe per personat me aftesi te kufizuar per problemin e abuzimit ndaj personave me aftesi te kufizuar dhe rreziqet qe abuzimi paraqet.

· PARANDALIMI

Duke u siguruar qe punonjesit dhe te tjere te minimizojne rreziqet ndaj personave me aftesi te kufizuar, nepermjet venies ne dijeni dhe njohjes me praktikat e mira.

· PAPORTIMI

Duke u siguruar qe punonjesit dhe te tjeret i kane te qarta hapat qe ndermerren kur ka shqetesime ne lidhje me mbrojtjen e personave me aftesi te kufizuar.

· VEPRIMI

MEDPAK ka për mision mbrojtjen e te drejtave te personave me aftesi te kufizuar.

Ne menyre qe te behet plotesisht i mundur ky mision dhe realizimi i standarteve per dhenien e sherbimeve ndaj ketyre personave, MEDPAK do te sigurohet qe:

  1. Te marre seriozisht çdo shqetesim te ngritur.
  2. Te marre ne mbrojtje çdo person me aftesi te kufizuar qe eshte subjekt i ndonje shqetesimi.
  3. Te perkrahe personat me aftesi te kufizuar, punonjesit dhe te tjere qe ngrejne ndonje shqetesim, ose qe jane subjekt i ketyre shqetesimeve.
  4. Te veproje duke bashkerenduar veprimet me organet kompetente proçeduese.
  5. Te jete gjithmone i orientuar nga parimi i “interesave me te mira per personin me aftesi te kufizuar”.
  6. Te degjoje me vemendje dhe te marre parasysh seriozisht pikepamjet e personave me aftesi te kufizuar dhe prinderve te tyre.

Te punoje ne partneritet me personat me aftesi te kufizuar, prinderit, kujdestaret, profesionistet per t’u siguruar per mbrojtjen e personave me aftesi te kufizuar.

MEDPAK:

Kerkon nga punonjesit, profesionistet, vullnetaret dhe partneret te zbatojne me rigorozitet KODIN E SJELLJES per te mbrojtur nga diskriminimi dhe abuzimet te gjithe personat me aftesi te kufizuar me dhe per te cilet ne punojme.

 
Back to the top
Na vizitoni në Facebook
Na ndiqni në Twitter