MEDPAK është shoqatë e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar në Shqipëri.MEDPAK punon për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, përmes njohjes dhe zbatimit të akteve ligjore e nënligjore, trajnimit te antarëve e më gjërë,sensibilizimit të komunitetit për rritjen e kërkesave për zbatimin e të drejtave,l obimit për miratimin e zbatimin e ligjeve, krijimin e shërbimeve, me qëllim që të arrihet një jetë dinjitoze për të gjithë. - ÇFARE BEJME? MEDPAK i ploteson detyrimet e saj per te mbrojtur personat me aftesi te kufizuar duke: • VENE NE DIJENI Te vere ne dijeni gjithe punonjesit dhe te tjere qe punojne me dhe per personat me aftesi te kufizuar per problemin e abuzimit ndaj personave me aftesi te kufizuar dhe rreziqet qe abuzimi paraqet. • PARANDALUAR Duke u siguruar qe punonjesit dhe te tjere te minimizojne rreziqet ndaj personave me aftesi te kufizuar, nepermjet venies ne dijeni dhe njohjes me praktikat e mira. • RAPORTUAR Duke u siguruar qe punonjesit dhe te tjeret i kane te qarta hapat qe ndermerren kur ka shqetesime ne lidhje me mbrojtjen e personave me aftesi te kufizuar. • VEPRUAR MEDPAK ka mision mbrojtjen sipas ligjit e te drejtave te personave me aftesi te kufizuar. |